Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se se në Kirurgjinë Vaskulare me sukses është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues, shkruan Observeri.
Në njoftim thuhet se operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.
Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm.Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro.
ShSKUK
Lexo edhe: Arben Vitia pritet të japë dorëheqje nga posti i ministrit
Postimi i plotë: