E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Kryetarja e Gjykatës Speciale nesër viziton Kosovën

- Advertisment -spot_img

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Tredanfilova do të vizitojë Kosovën të martën, më 7 shtator.

Bashkë me të në vizitë do të vijë edhe administratorja, Fidelma Donlon.

Trendafilova dhe Donlon pritet që të flasin lidhur me mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Kjo është bërë ditur përmes një komunikate të lëshuar për media ditë më parë nga Specialja.

Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët.

thuhet në njoftim

Tredanfilova poashtu pritet të vizitojë edhe veriun e Mitrovicës./Observeri/

Artikuj të ngjashëm