E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve thotë se Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

- Advertisment -spot_img

Punëtorët shëndetësor kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të pakënaqësive kundrejt ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve, Blerim Syla para gazetarëve ka thënë se Vitia ka neglizhuar dhe injoruar çdo mjek e infermier.

Nga këtu, përmes mediave, i bëj thirrje ministrit Vitia, që të kthejë sytë nga punëtorët. Ai u tregua neglizhent. Injoroi çdo mjek e çdo infermier. Kjo është arsyeja pse po protestojmë. Kjo nuk do të jetë e vetmja e ditës, pasi edhe nga ora 13:00 do të jemi para kryeministrisë. Thjesht duam të përçojmë mesazh tek ai.

Blerim Syla – Kryetar i Sindikatës së Mjekëve të Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Çitaku foli rreth hapjes së arkivave të UÇK-së

Artikuj të ngjashëm