E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kryetari i KQZ-së thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë dalë për të votuar 7.22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor Komisionit Qendror Zgjedhor është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit.

Kreshnik Radoniqi – Kryetar i KQZ-së

Sipas tij, sipas të dhënave preliminare të mbi 97 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 88,622 votues, ose 7.22 për qind.

Ndryshe, sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të Kosovës, ku po konkurrojnë 42 kandidatë për kryetarë komune.

Deri tani nuk janë raportuar parregullsi të mëdha, ndërsa në orët e mëngjesit komuna e Gjakovës është përballur me mungesë të energjisë elektrike./observeri/

Lexo edhe: Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet e deritanishme më 16 nëntor në Bruksel

Artikuj të ngjashëm