E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Kryeministria i përgjigjet Borellit: Kosova e lufton vetë krimin, pa koordinim

- Advertisment -spot_img

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, i është përgjigjur Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për reagimin e tij lidhur me situatën e tensionuar në veri. Teksa Borrelli kërkoi të mos ketë veprime të njëanshme e të pakoordinuara, Dalipi ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran.

Në Twitter, Dalipi ka kërkuar nga Borrelli që dhuna e nxitur nga huliganët me urdhra të Serbisë të mos portretizohet si problem ndëretnik mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Ai ka përmendur po ashtu se aksioni i ndërmarrë të martën është për të luftuar krimin dhe korrupsionin në katër komuna të Kosovës, me njërën prej tyre që është pjesë e zonës veriore të Kosovës.

Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran

ka shkruar Dalipi.

Lexo edhe: Kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i bombës në veri

Në fund Dalipi i ka thënë Borrellit se prokurori e gjykatësi i rastit në fjalë janë serbë dhe se krimi e kontrabanda s’kanë etni.

Nga aksioni i zhvilluar në katër komuna sot, janë arrestuar tetë persona. Prej tyre 6 shqiptarë, dhe një serb e një boshnjak. Gjashtë policë u lënduan, prej tyre një serb.

Artikuj të ngjashëm