E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kryeministri spanjoll flet për takimin me Kurtin: Inkurajojmë dialogun, palët të gjejnë marrëveshje

- Advertisment -spot_img

Për herë të parë një kryeministër i Spanjës ka shtrënguar duart me një homolog nga Kosova.

Kështu raportojnë mediat spanjolle, për ato që ndodhen në margjinat e Samitit BE-Ballkan.

Kryeministri i Spanjës Petro Sanchez ka konfirmuar se ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Unë kam pasur rastin të përshëndes kryeministrin Kurti dhe t’i them atij se ne përshëndesim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe inkurajojmë të dy palët të gjejnë marrëveshje që janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që kënaqin të dyja palët

tha kryeministri Spanjoll në një konferencë shtypi pas takimit.

Sanchez tha se nuk do të kishte kuptim të braktisej një samit kaq i rëndësishëm, për shkak të faktit se Kosova nuk njihet nga Spanja.

A mund ta imagjinoni se Spanja mungonte nga ky samit kur kanë qenë 26 vendet e tjera anëtare. Ne duhet të jemi në debate për të dhënë opinionin tonë

tha ai, përcjell Observeri.

Kujtojmë në vitin 2018, kryeministri i atëhershëm spanjoll Mariano Rajoy kishte braktisur një samit të ngjashëm ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës.

Në vitin 2020 kishte një samit të ngjashëm, por për shkak të pandemisë, mbledhja ishte mbajtur në formatin online duke evituar nevojën që liderët të takohen edhe fizikisht./Observeri/

Artikuj të ngjashëm