E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Kryeministri Kurti nis takimin me Lajçak

- Advertisment -spot_img

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak po zhvillon një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Takimi po mbahet në Qeverinë e Kosovës e ku Emisari Special i BE-së erdhi në këmbë.

Lajçak ka pasë një takim paraprakisht me zyrtarët europianë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Lexo edhe: E theri gruan tetë herë me thikë, kështu deklarohet në Gjykatën e Gjakovës i akuzuari

Emisari i BE-së për dialogun do të qëndrojë në Kosovë nga 15 deri më 17 shtator, ku do të takohet me udhëheqësit politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave.

Gjatë takimeve në Kosovë Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve./kk/

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm