E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Kryeministri Kurti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Education Unlimited e. V. për projekte arsimore

- Advertisment -spot_img

Në një ceremoni të organizuar në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Kerstin Zielosko, Kryetare e Education Unlimited e. V., njofton Zyra e Kryeministrit shkruan Observeri.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekzistues, përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Education Unlimited e. V., u vendosën parimet kryesore për vazhdim të bashkëpunimit mbi projektin arsimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Njoftimi nga Zyra e Kryeministrit

Të dy palët u pajtuan që të kryejnë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, përfshirë, por duke mos u kufizuar, në programe të shkëmbimit për studentë dhe nxënës, projekte kërkimore, programe edukimi dhe trajnime, konferenca arsimore dhe kulturore, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi, thuhet në njoftim.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, znj. Arberie Nagavci, koordinatorja e Projektit, znj. Milote Sadiku dhe udhëheqësi i projektit, z. Luan Krasniqi.

Lexo edhe: Do të mbahet dialogu Kosovë – Serbi, mohohet se do të marrë pjesë edhe SHBA-ja

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm