E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kryeministri Kurti kërcënohet me jetë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime dhe si pasojë është shtuar edhe kujdesi dhe niveli i sigurisë ndaj tij, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu për Observerin.

Nuk është njoftuar se kush e ka kërcënuar.

Raportohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm. Ai ka premtuar një shumë parash për vrasjen e Kurtit./observeri/

Lexo edhe: Apeli refuzon kërkesën e Thaçit, mbetet në paraburgim

Artikuj të ngjashëm