E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Kryeministri Kurti i bën thirrje qytetarëve për vaksinim: Ka mjaftueshëm vaksina

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, shkruan Observeri.

Kurti tha se Kosova ka vaksina të mjaftueshme.

Ai gjithashtu ka falenderuar punëtorët shëndetësorë, mjekët dhe infermierët për angazhimin.

Kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve që lanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid-19.

Lexo edhe: Konfirmohet vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë

Më datën 8 gusht, nuk e kishim asnjë të vdekur në Kosovë, por këto tri javët e fundit janë javët më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucionet e shtetit tonë. I shpreh mirënjohjen dhe falënderimin të gjithë punojësve shëndetësorë, mjekëve dhe infermierëve për angazhimin vetëmohues, për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga virusi në kohën e variantit Delta i cili është shpërndarë në mënyrë eksplozive. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar që të caktojnë termine, sepse vaksina kemi mjaftueshëm dhe çdo ditë po pranojmë doza të reja. Deri tani kemi administruar gati një milionë vaksina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm