E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

Kryeministri Kurti: Është vërtetuar se vaksinimi i’a zvogëlon kapacitetin virusit

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një video-mesazhi ka folur lidhur me gjendjen pandemike në Kosovë, shkuan Observeri.

Kurti ka ngushëlluar familjarët e të vdekurve nga Covid-19.

Kryeministri Kurti ka falenderuar infermierët, mjekët e policët dhe inspekorët për punën e bërë për këto 500 ditë beteje.

Ai i’u drejtua qytetarëve duke i thënë se si më herët edhe sot masat i kanë vendosur me rekomandimet e IKPSHK-së.

Mund të duket se mund të bënim më shumë për menaxhimin e pandemisë në qershor e korrik, por atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimin, do të ishte mbi e tej reagim, shtoi ai.

Si qeveri gjithmonë marrim përgjegjësitë siç na takon dhe jemi në krye të detyrës. Këtë po e bëjmë përditë me përkushtimin më të madh.

Albin Kurti

Lexo edhe: A janë asgjësuar dozat e skaduara të AstraZenecas ?

Tutje kryeministri ka treguar se sot numri i dozave të administruara të vaksinës anti-Covid arrijnë shifrën prej një milion.

Dy të tretat e këtyre janë ata që kanë marrë së paku një dozë, ndërsa një e treta për ata me dy doza.

Tutje ai ka thënë se vaksinimi dhe masat që kanë vendosur qeveria kanë filluar të japin rezultate.

Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive prej 25%.

Pozitiviteti i rasteve ka rënë 6.48%

Numri i pacientëve në spitale ka rënë me 13.4%, njofton ai.

Në video-mesazh Kurti ka thënë se është vërtetuar se vaksinimi i’a zvogëlon kapacitetin virusit.

Tutje bën thirrje që ta ruajmë shëndetin e t’i respektojmë masat nga ky virus.

E, bashkë do t’ia dalim.

Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm