E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Kryeministri Kurti e emëron një këshilltar për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar sot Besnik Pulën këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

Besnik Pula është Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (SHBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.

Studimet e doktoraturës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetown, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, New York University dhe Universitetin e Binghamtonit.

Lexo edhe: Flet shtetasi rus që u pa dje në Jarinje

Image

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm