E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Kryeministri Kurti dhe kyreministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ftohen në Forumin e Paqes në Paris

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris që do të mbahet në kryeqytetin francez të enjten dhe të premten, njoftoi Zyra e Presidentit të Francës. E ftuar do të jetë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish pritet të marrin pjesë në ngjarjen që do të hapet nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe nënpresidentja amerikane Kamala Harris.

Në Paris priten gjithsej 450 pjesëmarrës, duke përfshirë rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe rreth 15,000 pjesëmarrës online.

Presidenca franceze

Do të marrin pjesë presidentët e Egjiptit, Nigerisë, Senegalit, Botsvanës dhe Bregut të Fildishtë.

Macron nisi Forumin në 2018 për të promovuar multilateralizmin. Ngjarja e këtij viti, e mbajtur si pjesë e festimit të Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, i kushtohet rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së koronavirusit./observeri/

Lexo edhe: Kosova është shumë më demokratike sesa Serbia thotë një ekspert amerikan

Artikuj të ngjashëm