E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kryeministri Kurti deklarohet pas takimit me Vjosa Osmanin

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli më herët nga takimi me presidenten, Vjosa Osmani.

Kurti ishte i ftuar bashkë me krerët e tjerë të partive politike, për të diskutuar për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve lokale.

Kurti ka thënë se është për shtyrje të zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë valë të re të virusit.

Ai ka thënë se “jemi për shtyrje të zgjedhjeve por nuk e imponojnë qëndrimin e tyre (opozitës v.j.)”.

Ai tha para mediave se është më e drejtë, dhe më e duhur që të respektohet rekomandimi i profesionistëve shëndetësorë për shtyrjen e zgjedhjeve.

I pari i ekzekutivit tha se vendimi do të bëhet publik pas përfundimit të takimit. Ai doli më herët nga ky takim, pasi që tha se në kryeministri është duke e pritur një delegacion nga Austria.

Jemi në vëzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ.

Lexo edhe: Agim Bahtiri: Kënaqësi kur e shoh opozitën e dështuar, teksa zbatojnë këshillat e mia

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm