E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Kryeministri kroat të hënën viziton Kosovën

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shefi i qeverisë kroate, në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri Albin Kurti.

Nga kabineti i Plenkoviqit në Zagreb kanë konfirmuar ekskluzivisht për Klan Kosovën ardhjen e Plenkoviqit më 15 nëntor.

Ndërkohë që nga zyra e tij nuk kanë pranuar t’i shpalosin temat e diskutimeve duke thënë se të dielën do të jepen detaje.

Temat kyçe të bisedimeve të kryeministrit kroat gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.

Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë qëkur ka ardhur në pushtet./observeri/

Lexo edhe: Nga një muaj paraburgim për pesë personat që u arrestuan gjatë konfiskimit të 75 kilogramëve marihuanë

Artikuj të ngjashëm