Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në Pejë, në afërsi të Shkollës Ekonomike.
Një nga të vrarit, dyshohet se është kandidati i PDK-së për Komunën e Pejës, Astrit Ademaj. Ndërkaq, mësohet se edhe një person tjetër me inicialet B.K., është vrarë.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por detaje nga rasti nuk janë bërë të ditura ende.
Nga Spitali i Pejës kanë konfirmuar se viktimat kanë shkuar pa shenja jete në spital./Observeri/