E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Vrasja në Gjilan, policia tregon se çfarë gjeti në vend të ngjarjes

- Advertisment -spot_img

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e një përleshje me armë që ndodhi mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 20:40, pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit.

Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK

thuhet në raport.

Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje./Observeri/

Artikuj të ngjashëm