E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Vdes një person në Gjilan pasi u rrokullis me traktor

- Advertisment -spot_img

Një person ka vdekur në fshatin Shurdhan të Gjilanit, pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin dhe ishte rrokullisur.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 16:40.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru kishte humbur kontrollin mbi drejtimi e traktorit, si pasojë ishte rrokullisur dhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse

thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Observeri/

Artikuj të ngjashëm