E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vdes një grua në Malishevë, familjarët dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund të jetë vaksina anti-COVID

- Advertisment -spot_img

Një grua pa shenja jete është dërguar sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, teksa familjarët e viktimës dyshojnë se ajo ka vdekur pasi është vaksinuar kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha për Observerin se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

Sot rreth orës 17:00, nga QKMF-e Malishevë është njoftuar Stacioni policor se nga familjaret e saj ishte sjellë një person – femër pa shenja jete. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe njësia e hetimeve S.P. Malishevë, sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por në kontakt me familjarët e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund të jetë vaksina Anti Covid-19 të cilën viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë

deklaroi ai.

Gjurkaj tha se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda ku me urdhër te tij rasti cilësohet si me lartë dhe trupi i pa jetë i viktimës merret nga instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë për obduksion./Observeri/

Artikuj të ngjashëm