Një aksidenti trafiku ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Si pasojë, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje
ka deklaruar Ahmeti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.