E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Shqipëri, disa persona ndalojnë të rinjtë nga Kosova në mes të rrugës dhe ua grabisin veturën “Audi Q7”

- Advertisment -spot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar në aksin rrugor Milot-Rrëshen në Shqipëri. Policia njofton se persona të paidentifikuar kanë ndaluar një makinë tip “Audi” ku udhëtonin dy të rinj kosovarë dhe i kanë marrë mjetin e janë larguar.

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A., 21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar, ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së diel, ka njoftuar Policia në Lezhë. Sapo dy të rinjtë kishin kaluar qytezën e Milotit, kanë vënë re se prapa tyre qëndronin dy vetura dhe bazuar në raportin e Policisë, kishin menduar se bëhet fjalë për patrulla të rregullta policie.

Pas pak metrash, njëra veturë e ka tejkaluar dhe ia ka bllokuar rrugën. Pas kësaj, nën kërcënimin e armëve, i riu ka dorëzuar çelësat e veturës.

Viktima ka denoncuar rastin e grabitjes në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur që të kapin apo identifikojnë autorët.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë

Artikuj të ngjashëm