E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Rrahet pamëshirshëm një grua në qendër të Pejës, arrestohen dy persona

- Advertisment -spot_img

Një rrahje ka ndodhur pasditen e së shtunës në në qytetin e Pejës.

Në një videon, shihet se në përleshje janë përfshirë tre persona.

Sipas informacioneve, një burrë dhe një grua kanë sulmuar një vajzë për motive ende të pazbuluara.

Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes dy persona. Ndërkaq femra viktimë e rrahjes është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje

ka thene Gashi.

Artikuj të ngjashëm