E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Gjilan, katër persona ndalohen në 48 orësh

- Advertisment -spot_img

Katër persona në Gjilan janë ndaluar për 48 orë për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore, V.H. B.K. A.S. dhe E.N. dyshohet se me armë zjarri kishin kryer vrasjen e E.R. të hënën në mbrëmje. I dyshuari V.H. gjithashtu ka marrë plagë trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Një person i përfshirë në rast është në arrati.

Trupi i pajetë i E.R. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

E gjendja e të plagosurit thuhet se është stabile dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori i Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica, ka thënë për Kosovapress se i plagosuri ka një plagë në regjionin e kofshës.

Artikuj të ngjashëm