E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Policia jep detaje për vrasjen në Mitrovicë

- Advertisment -spot_img

Në arrati ndodhen L.B. dhe A.Z. të dyshuar në vrasjen e A.M. mesnatën e së shtunës. Viktima është një 26-vjeçar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është therur për vdekje me thikë.

Viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, derisa më pas është transferuar për në QKUK-Prishtinë, ku është konfirmuar vdekja e tij.

Vritet një 26-vjeçar në Mitrovicë, Policia në kërkim të dy personave

Të shtunën në mesnatë është vrarë një person 26-vjeçar në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në ora 00:15, në rrugën “Artim Jashari”, ku pas një zënke, A.M. është sulmuar me thikë nga dy persona.

Viktima fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, derisa më pas është transferuar për në QKUK-Prishtinë, ku është konfirmuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML

thuhet në njoftimin

Hetuesit policorë kanë identifikuar dy të dyshuarit derisa janë në kërkim.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale Vrasje.”

Artikuj të ngjashëm