Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në rajonin e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se me operacionin policor po merren hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Krasniqi nuk ka dhënë detaje se a ka arrestime gjatë aksioni, pasi tha se aksioni është ende duke u zhvilluar.
Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë
ka thënë Bajrami.