E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Policia arreston 2 persona të dyshuar për trafikim me njerëz

- Advertisment -spot_img

Janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘dhunim’.

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve të realizuara kanë identifikuar dy viktima të mitura 13 dhe 15 vjeçare te cilat janë trajtuar sipas procedurave standarde të operimit.

Më pas me 23 tetor dy viktimat janë vendosur në strehimore, përcjell Observeri.

Më, 27.10.2021, pas konsultimit me prokuroren e Prokurorisë Themelore Pejë dhe me urdhër verbal të gjykatësit të procedurës paraprake-Ferizaj, është kontrolluar një lokal në Ferizaj ku dyshohet se ka punuar njëra nga viktimat e mitura dhe banesa në Ferizaj ku janë strehuar viktimat e mitura.Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin një të dyshuar, i cili ka punësuar dhe strehuar viktimat e mitura, i njëjti është intervistuar me prezencën e avokateve mbrojtës nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’

thuhet në komunikatën për media.

Në këtë komunikatë thuhet se [as intervistimit me vendim të prokurorit të rastit është konfiskuar një telefon dhe i dyshuari: B.R. është dërguar në qendrën e ndalimit policor për 48 orë.

Në vazhdimësi gjatë hetimit të rastit, më 29.10.2021, është bërë identifikimin dhe arrestimin i të dyshuarit të dytë (viti i lindje 2004, mashkull kosovar) nën dyshimin se ka kryer veprën penale ’dhunim’ që ndërlidhet me veprën penale të lartcekur

thuhet në komunikatë.

Tutje, aty bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit policor për 48 orë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm