E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Plagoset një 38 vjeçar në Fushë Kosovë

- Advertisment -spot_img

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Observerin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore

tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se “bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”.

Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin

deklaroi Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm