E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Operacioni në veri, në mesin e të kërkuarve edhe “Kaça”, bosi shqiptar i kontrabandës

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës pas aksionit të sotëm kundër kontrabandës në vend, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 5 personave të dyshuar, e që njëri prej tyre është Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”.“Kaça” tashmë është person i njohur për Policinë e Kosovës.

Ai në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

Ndërsa, së fundmi në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij ishte bërë në Zveçan.

Besim Zeqiri – ”Kaça’

Tutje, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra.

Policia njofton se si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra

transmeton Observeri.

Pesë personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë:

Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut

Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë.

Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë

Artikuj të ngjashëm