E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Një muaj paraburgim për punonjësin e AKI-së, dyshohet për pesë vepra penale

- Advertisment -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit ish-zyrtarit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, M.K., nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrës dhe informatës zyrtare, bulimin e informacioneve të klasifikuara dhe fotografimin dhe incizimin e pa autorizuar.

I pandehuri M.K. dyshohet nga Prokuroria se në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij, në atë mënyrë që pa autorizim ka ndërhyrë në sistemin kompjuterike të AKI-së dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprat penale të cekura më lartë

thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm