E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Një muaj arrest shtëpiak për gruan në Ferizaj që theri me thikë të dashurin

- Advertisment -spot_img

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës E.H. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 5 nëntor 2021, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka tentuar që ta provojë nga jeta të dëmtuarin P.A. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, nxjerr një thikë, të cilën paraprakisht e kishte marr me vete nga shtëpia e saj, dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e abdomenit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti më pas detyrohet të kërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurës e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për shkaqe xhelozie e ka therur me një mjet të mprehtë – thikë të dashurin e saj.

Artikuj të ngjashëm