E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ngritet aktakuzë për vrasjen që ndodhi më 24 qershor në një kafiteri në Gjilan

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 qershor të këtij viti.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në lokalin ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C..

I njëjti për shkak të një mosmarrëveshje verbale e ka goditur me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda nga të cilat ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit./Observeri/

Artikuj të ngjashëm