E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Në incidentin e Pejës ka mbetur rëndë i plagosur edhe një person/Detaje

- Advertisment -spot_img

Në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës janë raportuar disa të shtëna me armë zjarri në Pejë, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.

Mësohet se të vdekur kanë mbetur dy persona, njëri prej tyre është kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Ndërsa viktima e dytë e këtij incidenti dyshohet se është ish- kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj, raporton Observeri.

Po ashtu mësohet se i plagosuri është vëllai Astrit Ademajt tashmë të ndjerë.

Për ngjarjen e ndodhur Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë vrarë dy persona.

Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca janë njoftuar Policia se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë. Në vend ngjarje janë prokuroria dhe Hetuesit Rajonal

ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

Artikuj të ngjashëm