E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Ndalohet një person në Vërmicë pasi tentoi të kontrabandojë pesë persona

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person pasi i njëjti ka tentuar të kontrabandojë pesë persona, katër nga ta të mitur. Rasti ka ndodhur në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, Stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë  gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt” sot me  datë  22.09.2021, rreth orës 14:10, gjatë  patrullimit  kanë  ndaluar  një automjet me  targa vendore

thuhet në njoftim.

“Policia ka  ndërmarr veprime  konkrete, ku gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në automjet ishin disa qytetarë, 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë  migrantë, shtetas të huaj”, vijon njoftimi i forcave të rendit.

Sipas Policisë së Kosovës, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Është inicuar rasti ndaj një personi të dyshuar për “ Kontrabandim me migrantë”  si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe  procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj, sipas ligjeve në fuqi për të huajt

thuhet tutje në njoftim.

“Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente. Një (1) person i dyshuar, R.F. (1987) shtetas kosovar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore”, përfundon komunikata e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm