E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Konfiskohen barna të kontrabanduara të cilat kanë hyrë nga Serbia në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Policia kufitare e Muçivërcës ka konfiskuar një numër të madh të pakove me barna të kontrabanduara.

Sipas njoftimit, fillimisht ata janë njoftuar se në fshatin Domorovc Ranillug, nga territori i Serbisë është futur një traktor i ngarkuar me mallra kontrabandë dhe i njëjti gjendet në oborrin e një shtëpie të pabanuar.

Me të pranuar informatën njësit policore patrulluese të SPMK Muçivërcë, kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë arritur ta gjejnë shtëpinë ku ishte i parkuar traktori që dyshohej së kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar. Patrulla policore ka identifikuar personin që kujdesej për shtëpinë dhe me lejen e tij, zyrtarët policorë janë futur në oborrin e shtëpisë, ku kanë konstatuar se në rimorkion e improvizuar të traktorit kishte të ngarkuara pako me barna të llojeve të ndryshme dhe pajisje të instalimit elektrikë

thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore Gjilan, e cila ka urdhëruar që traktori me mallra të dyshuara të sekuestrohet përkohësisht dhe të iniciohet rasti ‘kontrabanda me mallra’.

Zyrtaret policorë të SPMK Muçivërcë, janë në proces të numërimit të mallrave të sekuestruara dhe po ashtu janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit(ve).

Artikuj të ngjashëm