E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan

- Advertisment -spot_img

Mbrëmë (28.10.2021), rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore ku pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit Policia ka hasur në armë.

Me këtë rast Policia ka konfiskuar: një armë automatike me një karikator, një armë automatike e tipit Zig Zauer me karikator dhe dylbi përcjellëse, katër fishekë të kalibrit 7.62mm dhe një sprej, përcjellë Observeri.

Policia njofton se tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit dy nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48- orë.

Derisa në të njëjtën ditë, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë me laser cal: 7.62mm, pushkë gjuetie 12mm, tytë e cal i panjohur, dylbi e pushkës, laser për armë, 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm dhe 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm./Observeri/

Artikuj të ngjashëm