E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kapen mbi 10 kg drogë në Suharekë

- Advertisment -spot_img

Një operacion bastisjeje i ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e Narkotikëve, njësia në Prizren dhe Ferizaj, e Policisë së Kosovës, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të drogës.

Policia njofton se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 10 kilogramë drogë të llojit marihuanë të cilat ishin të vendosura në dy thasë najloni me nga 5 kilogramë. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë drogë të llojit marihuanë.

Gjatë kësaj bastisjeje njësiti hetimor gjithashtu ka sekuestruar një peshore elektrike, tri rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike, si dhe një aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës.

Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati

thuhet tutje në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm