E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

I arrestuari për dhunimin e të miturës nga Vitia i ndërpritet ndalimi prej 48 orësh

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka bërë të ditur se e ka ndërprerë masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarit me iniciale B.B. në Gjilan, i cili dyshohej se kishte dhunuar të miturën e zhdukur ditë më parë.

Sipas Prokurorisë, pas marrjes së raportit mjekësor, tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patologjike, që nënkupton se ajo nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi i dyshuar.

Pas paraqitjes së kësaj situate, me qëllim të ndriçimit të kësaj ngjarje, me urdhër të prokurorit kujdestar, e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa, personi me inicialet B.B. është ndaluar për 48 orë me dyshimin e veprës penale ‘’Dhunimi’’, mirëpo pas marrjes së raportit mjekësor tek e mitura nuk janë konstatuar dëmtime traumatike dhe patoligjike, pra sipas ekspertëve mjeko ligjor e dëmtuara nuk ka qenë e keqtrajtuar seksualisht nga personi në fjalë dhe as nga persona të tjerë. Pas pranimit të raportit gjinekologjik dhe ndërmarrjes së veprime tjera hetimore, Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të njëjtit e ka ndërprerë masën e ndalimit 48 orësh, pasi nuk ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer këtë vepër penale

thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm