E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Gjashtë të arrestuar për fajde në Pejë dhe Gjakovë

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Stacionin Policor në Pejë, pas zbatimit të hetimeve disa mujore, dje dhe sot janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Gjatë fazës hetimore, janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova tjera, si dhe janë bllokuar disa xhirollogari bankare të dyshuarave për shkak të veprës penale të lartcekur.

njofton Prokuroria e Shtetit

Ky rast ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë raportuar personat e dyshuar që merren me veprimtarin e fajdesë.

Lusim të gjithë ata të cilët kanë informata për persona të implikuar në veprimtari të fajdeve t’i raportojnë në Prokurorinë e Shtetit ose në Policinë e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm