E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

Dyshohet se dhunoi për një javë një 13 vjeçare, paraburgoset i dyshuari

- Advertisment -spot_img

Personit me inicialet E.K. i është caktuar paraburgimi 30 ditor nën dyshimin se ka kryer vepër penale të dhunimit. Ai po dyshohet se ka detyruar një 13 vjeçare që të kryeje akt seksual, nga data 23 deri më datën 29 shtator, në një motel në Pejë si dhe në shtëpinë e tij.

Në njoftimin e gjykatës, thuhet se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Paraburgimi është caktuar duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë në Gjakovë, e cila do vazhdoj me hetimin e rastit./Observeri/

Artikuj të ngjashëm