E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Dy mësimdhënës arrestohen në Malishevë, dyshohen për keqtrajtim të një fëmije 12 vjeç

- Advertisment -spot_img

Dy mësimdhënës janë arrestuar në mbrëmjen e së premtes në Malishevë nën dyshimin për keqtrajtim të një fëmije 12-vjeçar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se prindi i fëmijës ka paraqitur rastin duke thënë se fëmijën e tij mësimdhënësit e kanë rrahur brenda objektit të shkollës “Sali Bytyçi” në fshatin Shkozë.

Sot rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor se fëmija i tij i moshës 12-vjeçare nxënës i klasës së VII-të në SHFMU ‘Sali Bytyçi’ në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar në korridor të shkollës në katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit, mësimdhënës të kësaj shkolle, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës

thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas të njëjtit burim, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Policia i ka intervistuar dy mësimdhënësit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar ata janë ndaluar për 48 orë./Obseveri/

Artikuj të ngjashëm