E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Dërgohet në QKUK personi që u plagos në Pejë

- Advertisment -spot_img

Personi që mori plagë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhen në mbrëmje në çarshinë e gjatë në Pejë, është dërguar për trajtim të mëtejmë drejt QKUK-së.

Lajmin për ‘RADIO 1’, e konfirmon mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Dr.Rifat Dreshaj i cili edhe foli për gjendjen e personit të plagosur.

Ai tha se plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit.

Ndërkaq ka shtuar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Kemi pranuar personin në fjalë, i plagosur nga arma e zjarrit. Plumbi ka kaluar tej për tej nga ana e abdomenit. I nevojitet trajtim më specifik mejkësorë dhe e kemi nisur për në QKUK. Deri në momentin e nisjes pra, konfirmojmë se ndodhet në gjendje stabile, për momentin jashtë rrezikut për jetë

tha Dr.Dreshaj

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Çarshinë e Pejës, një person ka mbetur i plagosur

Artikuj të ngjashëm