E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Arrestohet zyrtari i Komunës së Lipjanit, dyshohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Lipjanit, i dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pasi kanë siguruar informata nën dyshimin e kryerjes së veprimtarisë penale nga një i dyshuar, sot më 05.11.2021, të njëjtin e kanë shoqëruar për intervistim.

I dyshuari: B.L., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile Lipjan, dyshohet që duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare ka regjistruar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në ‘Librin Amëz të të Lindurve’ dhe lëshuar certifikatë lindje, duke ua vjedhur identitetin katër shtetasve të Republikës së Kosovës

thuhet në njoftim.

Më këto veprime B. L., dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.

Në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore – Prishtinë, i dyshuari është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim mbi ndalim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm