E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Arrestohet pronari i qebaptores në Fushë Kosovë, i konfiskohen rreth 200 kg mish me prejardhje të dyshimtë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës dhe Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit kanë zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë dhe Prishtinë ku janë konfiskuar rreth 200 kg mish, pa dokumente, i cili përdorej nga pronari i qebaptores.

sot rreth orës 16:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Hajrulla Zymi’, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal (qebaptore), po shiten produkte të mishit, që dyshohet se janë të pa kontrolluara. Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës dhe inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lokalin e cekur kanë gjetur një sasi të mishit (rreth 120 kg), pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent apo enti i autorizuar, pa dokumente të prejardhjes dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit të afatit

thuhet në njoftim përcjell Observeri.

Gjithashtu, sipas njoftimit, në oborrin e shtëpisë së personit të dyshuar në Lagjen Emshir, në Prishtinë, në një depo, nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, është gjetur një sasi rreth 50 kg mish, pa dokument të prejardhjes, apo datën e skadimit, i cili ishte vendosur në një kuti plastike dhe një sasi tjetër e mishit në një frigorifer me ngrirje të thellë.

Lokali është mbyllë, ndërkohë që mishi është blombuar, deri në krijimin e kushteve për asgjësim.

Lidhur me këtë rast, Prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor, është arrestuar një person i dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë

thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm