E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Arrestohet një grua në aeroport të Prishtinës, në valixhe iu gjetën kopje të fletëvotimeve

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës është arrestuar një grua. E njëjta, sipas forcave të rendit, dyshohet për dhënie dhe marrje të ryshfetit në lidhje me votimet.

Gjatë kontrollit, asaj iu gjetën disa lista me emra dhe kopje të letërnjoftimeve.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit në valixhen e saj i janë gjetur  disa kopje të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe një listë me emra të personave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet

thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm