E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohet një 23-vjeçare në Ferizaj e dyshuar për tentim vrasje

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës (PK), ka arrestuar E.H (23 vjeçare), nën dyshimin se ka therur me thikë P.A (38 vjeçar), duke i shkaktuar lëndime trupore dhe shkak i këtij incidenti dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga policia, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarës u bë pasi Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj është një rast therje me mjet të fortë-thikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Policia bën të ditur se me të marrë informacion, policia e rendit e më pas edhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja është arrestuar personi i dyshuar me inicialet E.H (F/K) e moshës 23 vjeçare, e cila kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet P.A (M/K) i moshës 38 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj

thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm