E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Arrestohet ish-punëtori i Postës, iu gjetën në shtëpi 2,026 dërgesa të pa dorëzuara

- Advertisment -spot_img

Një ish punëtor i Postës së Kosovës është arrestuar gjatë ditës së martë pasi që i njëjti sipas raportit të Policisë së Kosovës ka mbajtur të fshehtë dokumentacione zyrtare.

I dyshuari nuk kishte dorëzuar te palët 2026 dërgesa të ndryshme postare.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjate kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës.

thuhet ne njoftim.

Dëshmitë dhe provat e gjetura dhe sekuestruara janë si në vijim:

682 Shkresa të Gjykatës

512 Fatura të tatimit mbi pronë

337 Fatura te Valës

57 Dërgesa Ndërkombëtare

200 Shkresa të Trustit

197 Fatura të Bankave

7 Shkresa të Ministrisë së Bujqësisë

18 Dërgesa nga Komuna e Lipjanit

1 Dërgesë nga AKP

14 Dërgesa nga Përmbaruesit privat

1 Dërgesë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor

Në total (2026) dërgesa të ndryshme të pa dorëzuara që i dyshuari kishte obligim ti dorëzonte tek palët e adresuara në bazë të detyrës së tij zyrtare.

Me këto veprime personi i dyshuar (M.B,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoriteti zyrtar” sipas nenit 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga PTH-Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ndalim për 48 orë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm