E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohet 87-vjeçari për sulm seksual të një të miture në Drenas

- Advertisment -spot_img

Të enjten rreth orës 13:00, një 87-vjeçar ka rënë në pranga të Policisë në Drenas pasi dyshohet se ka kryer veprën “Sulm seksual” ndaj një të miture.

Arrestimi i të dyshuarit J.B., 87 vjeçar, ka ardhur menjëherë pasi ankuesja ka bërë denoncimin e rastit.

Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se J.B. ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme

ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm