E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohen 2 vajza nga podujeva të dyshuara për mashtrim – Policia konfiskon mbi dy mijë euro

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra, të cilat dyshohet se janë të përfshira në disa raste të mashtrimeve.

Policia njofton se, të dyshuarat, duke përdorë rrjetet sociale, përmes institucioneve për transfere parash, kanë përfituar shuma parash duke i kërkuar ato emër të një personi tjetër ( si huazim) nga persona të ndryshëm ( jashtë vendit).

Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara në Podujevë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë

thuhet në njoftim.

Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarave:

– L.M, 29 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

-B.H, 23 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës,

Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e vendbanimit të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar, para të gatshme (2060 euro), të cilat dyshohet të jenë përvetësuar nga veprat në fjalë

vijon njoftimi.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./Observeri/

Artikuj të ngjashëm