E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Aksion i policisë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arrestohen dy persona për fajde, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas një operacioni të zhvilluar për bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar personat me inicialet R.J dhe H.D.

Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale fajde dhe shpëlarja e parave.

Po ashtu, me urdhër të kësaj prokurorie nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale fajde.

Dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 31.130 euro, dy telefona, si dhe 40 dollarë.

Artikuj të ngjashëm