E diel, 23 Janar, 2022
spot_img

Aksion i përbashkët Kosovë – Zvicër, bllokohen prona e llogari bankare

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zhvilluar një operacion të bastisjeve në katër lokacione, tri në regjionin e Gjakovës dhe një në regjionin e Prishtinës për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në vend.

Sipas një komunikate, operacioni është zhvilluar me urdhëresë të gjykatës Themelore në Prishtinë/Departamenti Special, pas  kërkesës së pranuar nga autoritete policore të shtetit të Zvicrës, në bashkëveprim me një ekip hetuesish dhe një prokuror nga Shteti i Zvicrës, nëpërmes ndihmës juridike ndërkombëtare.

Në rajonin e Gjakovës janë bastisur dy shtëpi me objekte përcjellëse dhe një zyre projektuese, ndërsa në Prishtinë është bastisur një banesë. Gjatë bastisjes  është arritur të sekuestrohen dokumente të ndryshme si: kontrata, fatura dhe   dokumentacione tjera përcjellëse. Në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë e tipit Merecedes me targa vendore pronë e të dyshuarit H.B. (1957).

thuhet në njoftim

Gjykata kompetente në lidhje me rastin ka shqiptuar masën për parandalimin e shitjes së pronave dy shtëpive dhe një banesë dhe ngrirjen e llogarive bankare të të dyshuarave.

Ndërsa, dy persona (H.B. dhe A.B.) janë të dyshuar për veprat penale ”Pastrim i Parave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve“ bazuar në legjislacion penal të shtetit të Zvicrës dhe rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Artikuj të ngjashëm